Prej më shumë se pesë ditësh në Suedi po mbahen protesta nga partia e ekstremiste e djathtë anti-islame, e cila ka kumtuar ditën e shtunë djegien e Kuranin, libër ky i shenjtë për besimtarët myslimanë.
Një i ri shqiptar ka publikuar në rrjetin e tij “Tik Tok”, momentin kur udhëheqësi i ‘Stram Kurs’, Rasmus Paludan djeg Kuranin ndërkohë që policia vëzhgon por nuk ndërhyn, teksa disa të tjerë thërrasin Allahu Ekber.
“O mysliman shihe si po të digjet kurani, krejt shteti po i mbron këta qafira, as nuk guxon ti prekësh me dorë”, dëgjohet të thotë i riu.
Sakaq, në video shihet momenti i djegies së Kuranit, ndërkohë të pranishëm kanë qenë edhe personat të cilët thërrasin kundër këtij veprimi.
“Nëse dikush futet e i bie atij aty ai quhet terrorist, ata që djegin librin e Allahut quhen demokrat nuk e duam këtë demokraci. Jemi të kënaqur me ligjin e Allahut edhe me ma fal krejt Suedinë nuk e ndërroj me fenë time”, shprehet ai.
https://streamable.com/oes92w