“O peng kryetar shko merri firmat”/ Berisha: Ne që çmontuam sistemin komunist do të çmontojmë edhe narkoshtetin

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ditën e sotme ka zhvilluar takim me qytetarët e Sarandës ku ka shprehur kritika të ashpra ndaj Ramës duke e cilësuar atë si personin që e shndërroi vendin në një dele të zezë të Ballkanit.

Drejtuar mbështetësve në këtë “foltore”, ish-kryeministri tha se Kuvendi do të mblidhet dhe se do të vendosen normat më demokratike, për të ngritur një opozitë fitimtare. Berisha në takimin e tij me demokratët kërkoi ndjesë për mbështetjen e dhënë ndaj kreut të PD, pasi sipas tij nuk e ka merituar.

Fjala e Berishës:

“Ju falënderoj për mbështetjen tuaj dhe shpreh mirënjohjen e pakufishme për ju. Në një moment ndër më kritikët në jetën e demokracisë shqiptare dhe PD , u ngritët fuqishëm në atë të cilën u e quaj mrekullinë më ta madhe shqiptare që nga dhjetori i ’90. Janë idealet tuaja demokratike, guximi, vizioni që në çastin më kritik kur narkoshteti shqiptar i drejtuar nga Rama shndërroi ‘de fakto’ PD-në. U ngritët më të vendosur se kurrë pa përfillët asnjë presion dhe për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndoshta edhe të Europës ju me firmën tuaj u bëtë zotër të PD dhe pluralizmit shqiptar. Ju firmosët për të marrë në dorë Kuvendin, organin më të lartë si një akt shqiptar. Edi Rama festoi para kohë marrjen peng të pluralizimit. Ai mendoi se i lau duart me partinë demokratike dhe se tani do të mund të vendoste çdo gjë në këtë vend, pasi regjistroi rekordet më të zeza, shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe të Europës. Ai nxori në treg kufijtë e Kosovës dhe jo më pak të Shqipërisë, Rama u gabua shumë rëndë sepse llogariti peng kryetarin dhe nuk ju llogariti ju që nuk shiteni dhe nuk bliheni që nuk i nënshtroheni. Foltorja është pa asnjë diskutim mrekullia më e madhe e viteve të fundit. Tashmë jeni ju në mbështetje të vlerave të lirisë. Garantoj se ne që çmontuam sistemin komunist ne do të çmontojmë narkoshtetin shqiptar”

Kërkoj ndjesë për mbështetjen që i kam dhënë një njeriu që nuk e meritoi. Pas 23 vitesh në politikë, mendova që duhet të hap krahun dhe një gjeneratë tjetër duhet të çojë Shqipërinë para. Nga njëra anë them se hapja e krahut nuk ishte e gabuar, por nga ana tjetër personi që u zgjodh nuk e meritoi mbështetjen. Në 2017 i kërkova të jepte dorëheqjen , por ai mu përgjigj jo.

Gjatë këtij takimi një nga qytetarët i pranishëm në sallë tha se tashmë ka ardhur koha që kreu i PD Lulzim Basha të largohet, duke shtuar se slogani tani duhet të jetë “Luli ik”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *