Një situatë aspak e zakonshme dashurie është historia e një çifti në Sarandë.
Brendoni kërkon ndihmë të vazhdueshme pasi dhunohet nga ish-bashkëjetuesja, Ledjona Xheladinaj. Ai tregon gjithë dhunën që ushtron ish-bashkëjetuesja e tij. Madje në videon e mëposhtme zonja nuk e ka aspak problem të shajë, godasë dhe kërcënojë ish-in e saj.
Por i gjithë inati i gruas mesa duket vjen nga xhelozia e madhe, pasi ish-i i saj tashmë dashuron një grua tjetër.
E pyetur në fund nga Ledjona, gruaja pranon se vazhdon ta dojë ende ish-in e saj, por jo Brendoni atë.
Ledjona: Pas gjithë kësaj historie, a e doni akoma?
Gruaja: Po, më vjen keq për të.
Ledjona: po ju a e doni:
Brendoni: Rrugët tona janë të ndara, unë i uroj asaj më të mirat në rrugën e saj./abcnews