Të tjera zhvillime kanë ndodhur në “Dance Albania”, ku dy konkurentë të rinj iu shtruan kastit. Mirëpo, vëmendjen e mori një moment Ermal Mamaqi. Ai u shpreh se në ‘Tv Klan’ duhet të jetë ose ai ose Luana Vjollca. Madje, ishte Alketa ajo që e ngacmoi duke i thënë se i mungon shumë “Xing me Ermalin”.
“Dëgjo, na mungon ai “Xing me Ermalin. Nuk e di pse ike nga ‘Klan’-i. Ishe dhe komshi shumë i mirë, të betohem” – tha moderatorja. Por Ermali tha se është shumë vonë tanimë.
“Asnjëherë nuk është vonë, kurrë mos thuaj kurrë”,- vijoi Alketa por Ermali menjëherë tha: “Tani, o unë o Luana këtu”. Ndërsa moderatorja e programit Alketa Vejsiu, u shpreh se: “Klani është i madh, ka vend për të gjithë”.
Mamaqi është kthyer së fundmi në kryefjalën e mediave pas dialogut të tij pikant me Arta Nitajn. Në rrjetet sociale u bë virale një video e Ermal Mamaqit me komentet që ai bëri për Arta Nitajn gjatë natës së parë të “Dance with me”.
Aktori risolli në vëmendje skandalin e bujshëm “Dubai Porta Potty”, duke aluduar se Arta është pjesë e tij, gjë që solli shumë komente në rrjet, nisur edhe nga vetë reagimi i modeles. Modelja ka folur gjatë klipit të saj në lidhje me situatën dhe theksoi se nuk është prekur aspak nga kjo gjë. Ajo shtoi se Ermali e bëri këtë deklaratë për klikime.
“Nuk e kuptoj përse duhet që të bjerë në nivelin e komentuesve të Facebook-ut apo Instagramit”- u shpreh konkurentja duke thumbuar aktorin.