Vdekja e dyfishtë e baba e bir mbrëmjen e sotme në një aksident në Rrugën e Kombit ka shkaktuar dhimbje jo vetëm tek familja e Shkurt Prengës, por edhe miqtë e shokët e tij.
Aksidenti tragjik ka prekur personat që njihnin familjen. Në rrjetet sociale nuk mungojnë mesazhet prekëse dedikuar 33-vjeçarit Prenga dhe djalit të tij 3 vjeç, që iku nga kjo botë.
“E pabesueshme. Qofsh i parajses shoku im Shkurt Prenga bashke me djalin tend. Zoti i forcoft familjen tende”.
“O Zot, sa e padrejtë kjo jetë. Ike në lule të rinisë mor shoku Shkurt Prenga. Edhe vogëlushi juaj, nuk mundi të mbijetonte qofshi mirë me Zotin, ngushëllime Familjes
Këto janë disa nga mesazhet në FB dedikuar babë e bir, që vdiqën tragjikisht në aksident. Çifti Prenga së bashku me djalin po udhëtonin me makinën e tyre tip “Opel” kur u përplasën me një “Benz” që shpërtheu në flakë. Djali vdiq në vend dhe i ati në spital. Fabiola Prenga që humbi djalin dhe burrin ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Drejtuesi i makinës tjetër tip “Benz” është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.