Ish-Presidenti i SHBA-së Barack Obama, uroi gruan e tij Michelle për ditëlindjen e 59-të në profilin e tij në Instagram, duke postuar një foto të tyre së bashku dhe duke i dedikuar një urim të ëmbël.
Ish-presidenti amerikan 61-vjeçar uroi bashkëshorten e tij Michelle, me të cilën është i martuar për më shumë se 30 vjet:
“Gëzuar ditëlindjen Michelle. Ti e bën çdo ditë më të ndritshme dhe bëhesh më e bukur.”
Michelle iu përgjigj urimit duke i dërguar një zemër bashkëshortit të saj dhe më tej, falenderoi në llogarinë e saj ata që e uruan për ditëlindje, duke shkruar: “Faleminderit për dashurinë që më treguat në ditëlindjen time. E them shpesh dhe e kam parasysh. Ju dua dhe jam mirënjohëse për mbështetjen tuaj në çdo hap të rrugëtimit tim”.