Kryeministri Edi Rama më 11 qershor do të mbledhë Asamblenë e Partisë Socialiste. Takimi do të jetë online.
Në axhendë parashikohet një fjalim i Ramës, si dhe e Sekretarit të Përgjithshëm, Blendi Klosi, i cili do të raportojë mbi ecurinë e zgjedhjeve të përgjithshme në PS.
Asambleja do të vendosë gjithashtu edhe për datën e thirrjes së Kongresit Zgjedhor të PS-së, si dhe projektvendimin për përzgjedhjen e anëtarëve të strukturave më të larta të kësaj partie.
Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste në Durrës në mars, Rama u shpreh se objektiv mbetet arritja e 50 mijë anëtarësimeve të reja deri në Kongresin e qershorit.