Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu ka mbajtur sot në konferencën e parë për vitin 2023. Ajo bëri bilancet në fushën e shëndetësisë për vitin që lamë pas, teksa edhe objektivat për vitin e ri.
Manastirliu u shpreh se do të fuqizohen programet e shëndetit publik. Ajo tregoi numrin e qytetarëve të vaksinuar me secilën nga dozat e vakinës anti-Covid, teksa 200 mijë qytetarë janë vaksinuar me vaksinën e gripit, sipas saj. Për herë të parë në programin kombëtar të vaksinimit u përfshi edhe vaksina kundër HPV (virusit të papilomës njerëzore që është përgjegjësi i kancerit në qafën e mitrës).
Ministrja bëri me dije se fishat e diabetit do të përfitohen falas edhe për grup moshën mbi 65 vjeç duke filluar nga ky vit. Fashës përfituese përfshinte fëmijët dhe të rinjtë deri 25 vjeç dhe për vitin 2023 do të përfitojnë edhe pensionistët +65 vjeç. Mbi 50 mijë pensionistë do të përfitojnë nga kjo masë.
“Do vijojmë që të investojmë në flotën e re të shërbimit të urgjencës Kombëtare duke rritur numrin e automjeteve të reja. Do mbështesim rritjen e kapaciteteve tona mjekësore për ato që ne kemi vendosur në fokus të punës sonë.’ – u shpreh Manastirliu lidhur me objektivat e këtij viti.