OBSH bën paralajmërimin e frikshëm: Më shumë se gjysma e popullsisë do të infektohen në 2 muajt e ardhshme

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë një paralajmërim të frikshëm për sa i përket variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Ata pretendojnë se në dy muajt e ardhshme më shumë se gjysma e njerëzve në Evropë, priten të infektohen.

“Me këtë ritëm, Instituti për Metrikat dhe Vlerësimin e Shëndetit (IHME) parashikon se më shumë se 50 për qind e popullsisë në Evropë do të infektohet me Omicron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme”, tha në një konferencë Hans Kluge, drejtor rajonal për zyrën evropiane të OBSH-së.

Kujtojmë që ky variant i virusit është bërë dominant në Evropë. Vende si Italia, Franca, Greqia dhe Britania e Madhe po regjistrojnë rekorde infektimesh dhe viktimash. Në këto kushte, autoritet e këtyre vendeve kanë marrë masa për frenimin e përhapjes.

Një ndër to, është vaksinimi i detyrueshëm, vendosja e maskave, si dhe puna në shtëpi në ato institucione që e kanë lehtësisht të bëshme këtë gjë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *