Varianti Omicron i Covid ka shënuar një rritje të rasteve gjatë ditëve të fundit.
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tantros Antanom Gebregesous, gjatë një konference për mediat deklaroi se varianti Delta dhe Omicron janë aktualisht më kërcënueset.
Ai ka shprehur shqetësim për transmetueshmërinë e lartë të tij, ndërsa bën thirrje për respektim të masave.
‘Delta dhe Omicron janë aktualisht më kërcënues. Të dy këto variante po çojnë në shifra rekord duke shkaktuar një rritje dramatike të shtrimeve në spital. Jam shumë i shqetësuar që Omicron ka një transmetueshmëri të lartë dhe se po përhapet me shpejtësi në të njëjtën kohë me Delta-n”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu theksoi se OBSH po bën një fushatë për ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar , pasi synohet që deri në mesin e vitit 2022 të vaksinohet rreth 70 % e mbulimit të vaksinimit./Priza.al/