Organizata Botërore e Shëndetësisë në një deklaratë ditën e sotme tha se do të fillojë të përdorë një term të ri për linë e majmunëve, “mpox” dhe u bëri thirrje të tjerëve të bëjnë të njëjtën gjë pasi kanë marrë shumë ankesa se emri aktual i sëmundjes është racist.
“Të dy emrat do të përdoren njëkohësisht për një vit, ndërsa “lia e majmunit” do të hiqet gradualisht”, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Lija e majmunëve, e zbuluar në vitin 1958 dhe e quajtur sipas kafshës së parë që shfaqi simptoma, u përhap kryesisht në një grup vendesh në Afrikën perëndimore dhe qendrore.
Tani, 110 vende kanë raportuar rreth 80,000 raste të konfirmuara dhe 55 viktima, sipas të dhënave të OBSH-së.