Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom. Gebrejesus deklaroi sot se më shumë se 35 mijë raste të lisë së majmunëve janë regjistruar në 92 vende dhe territore në botë.
“Më shumë se 35.000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar në OBSH nga 92 vende dhe territore me 12 vdekje”, tha ai në një konferencë për media.
“Vaksinat gjithashtu mund të luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e shpërthimit të lisë së majmunëve dhe në shumë vende ka kërkesë të lartë për vaksina nga komunitetet e prekura”, tha më tej ai.
Javën e kaluar janë raportuar afër 7.500 raste të lisë së majmunëve, që është një rritje prej 20 për qind krahasuar me javën e kaluar.