Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon mbajtjen e maskës në mjedise publike kur dikush dyshon ose është i infektuar me Covid-19. Në përditësimin e fundit të udhëzimeve për menaxhimin e pandemisë, ekspertët kanë kërkuar që maskat në publik të përdoren edhe në situata specifike.
Përveç mbajtjes së maskës, ekspertët rekomandojnë të zbatohet një periudhë 10-ditore karantinim për të gjithë ata që janë të infektuar me Covid në rastet kur kanë simptoma dhe 5 ditë për ata që janë të testuar pozitivë, por s’kanë asnjë shenjë të sëmundjes.
Përsa i takon trajtimit, ilaçi “Paxlovid” rekomandohet të përdoret në pacientët e infektuar që kanë simptoma dhe rrisk të lartë për t’u hospitalizuar.
Në vendin tonë, përdorimi i maskës vijon të rekomandohet nga ekspertët për të gjithë popullatën, në mjedise të mbyllura dhe me grumbullime. Karantinimi për personat e infektuar është 5 ditë dhe më pas kërkohet, mbajtja e maskës për 5 ditë të tjera.