Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë u bëri thirrje vendeve që të zbatojnë reformat e nevojshme për t’u përgatitur për pandeminë e ardhshme.
Duke iu drejtuar asamblesë vjetore të OBSH- së në Gjenevë, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se tani është koha për të shpejtuar negociatat që synojnë parandalimin e pandemisë së ardhshme.
“Ne nuk mund ta shtyjmë atë”, tha ai, duke paralajmëruar se pandemia e ardhshme “është e detyruar të trokasë në derë. Nëse ne nuk bëjmë ndryshimet që duhen bërë, atëherë kush do t’i bëjë? Dhe nëse nuk i bëjmë tani, atëherë kur?”, tha ai, raporton Reuters.
Takimi dhjetëditor i OBSH-së përkon me 75 vjetorin e saj dhe do të diskutojë çështjet globale të shëndetit, duke përfshirë pandemitë e ardhshme.