‘Ofensivë’ ruso-sllave në Europën Lindore dhe Ballkan?/ Gazeta serbe: Sërish do ketë trazira në Veri të Kosovës, do ta shihni…  

Nuk janë vetëm disa shtete në Veri dhe Lindje të Europës që po marrin masa nga një pushtim i mundshëm ushtarak i Rusisë, pasi ky duket se do të jetë një skenar më i madh dhe shumëplanësh.

Të paktën kështu duket nga situata e cila po “vlon” jo vetëm në kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë, apo në Ukrainë, por edhe në disa shtete të reja të Ballkanit të cilat iu shkëputën pas luftërash të përgjakshme ish-Jugosllavisë në vitet ’90-të.

Por duket se oreksi sllavo-rus për ekspansion dhe për rimarrjen e zotërimeve të vjetra është ndezur sërish dhe sipas të gjitha gjasave, ai mund të nis i koordinuar në disa pika në lindje të Europës, duke i vënë NATO-n dhe SHBA-të përpara një fakti të kryer.

Në një kohë që konflikti në Ukrainë është “në derë”, as në Bosnjë- Hercegovinë dhe as në Veri të Kosovës serbët nuk po rrijnë “duar kryq”.

Vetëm sot, gazeta serbe “Kurir”, një media e lidhur me partinë në pushtet të presidentit Aleksandar Vuçiç, pretendon se, Policia e Kosovës po përgatit një operacion në Veri me forcat e saj speciale.

Ajo shkruante se, njësitë speciale të policisë së Kosovës janë duke qëndruar në pjesën Jugore të Mitrovicës, që nga mëngjesi i sotëm.

Madje nënvizon se, “forcat policore kanë ndaluar në bazën e policisë speciale ‘Belvedere’ me diku 100 pjesëtarë të armatosur, që janë në gjendje gatishmërie”.

“Kurir” flet për tre makina të policisë speciale në zonë, ndërsa thotë se, një njësi tjetër është dërguar nga Prishtina.

Në muajin tetor, autoritetet në Kosovë ndërmorën një aksion anti-kontrabandë në disa komuna të vendit, përfshirë atë të Mitrovicës së Veriut.

Ky operacion është përcjellë me protesta të dhunshme të serbëve lokalë. Në një kohë që nga përleshjet midis policisë dhe protestuesve, u lënduan 20 persona, në mesin e tyre zyrtarë policorë.

Por kjo situatë në atë kohë shërbeu që Serbia të mobilizonte gjithë ushtrinë e saj dhe të kryente shumë pranë kufirit me shtetin e Kosovës, një inkursion të vërtetë sulmi ushtarak që u ndal vetëm në momentet e fundit pasi reagoi faktori ndërkombëtar.

Por këtë herë mediat proqeveritare serbe, por flasin për një situatë më të “organizuar”, duke aluduar se provokimeve të qeverisë së Prishtinës, banorët serb të Veriut të Kosovës, do të dinë se si t’i përgjigjen…

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *