Kreu i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e deputetit Enkelejd Alibeajt lidhur me kandidatët, ku kërkohet që në zgjedhjet e primares të dilet 50% primare dhe 50% sondazhe.
Berisha tha se asgjë nuk e zëvendëson votën, pasi me votë tranparente dhe të lirë mund të mbash zgjedhje të denja.
Sakaq theksoi se sondazhet jo gjithmonë janë efektive si dhe kërkojnë buxhet të lartë.
Pyetje: Opozita do dalë në zgjedhje me kandidat të përbashkët me 50% primare dhe 50% sondazhe?
Berisha: Nuk mund të dalësh në zgjedhje me sondazhe, pasi nuk zëvendësojnë votimet. Të marrësh përsipër sondazhet duhet së paku 800 deri në 1 milion euro por ne nuk i kemi. Vota nuk barazohet me votën. Do mirëprisja kërkesën për të bërë votën më të lirë dhe transparente. Pollet dixhitale prodhohen të sakta, por duhet teknika të duhura.