Chelsea po punon intensivisht këtë merkato. Pasi përforcoi organikën me disa prurje, duket se do vazhdojë të jetë aktive edhe në vijim.Sipas asaj që mediat britanike, blutë e Londrës kanë ofruar 55 milionë euro për mbrojtësin e Sevillias, Jules Kounde. Shifra e propozuar duket e kënaqshme, ndërsa klubi nga Sevilla po merr kohë për të kthyer një përgjigje përfundimtare.
23 vjeçari që ka luajtur për përfaqësuesen e Francës pëlqehet shumë nga trajneri i Chelseat, Tomas Tuchel. Synimi i skuadrës për sezonin që vjen është fitimi i titullit kampion dhe e vetmja mënyrë për të ndërtuar një skuadër konkurruese me Manchester Cityn është merkato.
(