Propozimin e bërë për bashkëpunim bashkëqeverisës pas zgjedhjeve të 25 prillit, për kreun e PD-së, Basha, kryeministri Edi Rama e ka përforcuar edhe sot.
Nga Lezha, ku ndodhet për turin e radhës të fushatës elektorale, kryeministri Rama tregoi të gjithë investimet që Partia Socialiste ka bërë në këto 8 vite qeverisje, por edhe vizionin që PS ka për të ardhmen.
Kryeministri thekoi se, në Shqipëri do të bëhen 4 aeroporte dhe porte, të cilat do të sjellin mijëra turistë. Ndër të tjera, Rama nënvizoi se ëndrra e madhe e tij, është që brezi i djalit të vogël, Zahos, të rritet me një Shqipëri ndryshe e më të mirë.
“Ne do të bëjmë që Shqipëria të jetë kampione në Ballkan për turizmin, energjinë dhe teknologjinë. Shqipëria të jetë jo vendi ku krijohen punë, por puna të paguhet shumë më mirë. Këto janë ambicie të vendosura nga baza që kemi nisur. Shqipëria kampione e Ballkanit në bujqësi, është e mundur.
E nisëm me 1 eksport, 7 import, sot jemi, 7 eksport dhe 1 import. Ne i kemi kushtet dhe njerëzit edhe një politikë që është ndryshe nga ajo që ishte dhe na duhet plus forca e karakterit.
Forca e karakterit për të besuar, duruar e vazhduar. Për të mos u lodhur dhe vazhduar më shpejt. Do t’iu them se tani është koha ta them pa asnjë frikë, se deri tani pandemia na ka vonuar e penguar. Por duke dalë nga tuneli i pandemisë, do i shtojmë Shqipërinë portat hyrëse, do e bëjmë me 4 aeroporte. I Kukësit sapo ka përfunduar, i Tiranës do të rehabilitohet.
Do të nisim linjën direkte me New York. Shumë thonë ç’i duhen Shqipërisë 4 aeroporte, sa është Kroacia, 4 milionë, por ka 9 aeroporte, e është e 7-a për turizmin.
Është ajo që është se ka ditur ta vendosë në veprim atë potencial që i ka ofruar natyra. Ne kemi shumë më tepër mundësi, ne na duhet që këtë vizion ta çojmë deri në fund dhe ta kthejmë në punë.
Porti tjetër turistik i Vlorës dhe i Sarandës, këto janë investime që krijojnë punë, shumë punë për njerëz. Shikoni volumin e këtyre investimeve, kalon me herë volumin e investimeve që Shqipëria ka pasur më herët. Do të investohen 10 miliardë, përfshihen në këtë paketë edhe investimet në infrastrukturë.
Ndër të tjera, kryeministri theksoi se, i ka bërë thirrje liderit opozitar Lulzim Basha për bashkim, por me kushtin që të ndahet nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Bersiha.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, sepse ata do janë e do të jenë në qeveri. Thash pse jo të bashkëpunoj me opozitën, por Luli të ndahet nga Iliri dhe Slaiu, ai thotë jo, sepse nuk mundet, po tha po, i heqin bateri dhe nuk funksionon.
Një herë mund të jesh Spidermend dhe borëbardhë. Një herë të thotë që do të ndjekim institucionet dhe njëherë Borëbardhë me shatë xhuxhët që i mban nga mbrapa.
Është e rëndësishme të shkojmë përtej politikës, politikanëve. Politikanët duhet të japin provën që politikanët janë për ta. Megjithatë, duan s’duan, ata që s’duan ne do e bëjmë këtë vend dhe kësaj gjëje i ka vdek nëna”,- tha Rama.
/Priza.al/