Cristiano Ronaldo vendosi një rend të ri në botën e merkatos, befasoi jo pak me zgjedhjen e tij, duke u transferuar në Arabinë Saudite, por 200 milionë euro në sezon ishte një shifër të cilës nuk i rezistoi dot as CR7, duke u shndërruar në lojtarin më të paguar në botë. Ky rekord i portugezit kërcënohet nga rivali i tij i përjetshëm, Lionel Mesi.
“Pleshti” mund të bëhet lojtari më i paguar në botë nëse pranon ofertën e Al Hilal. Sipas “Mundo Deportivo”, rivalët e Al Nasr, dëshirojnë kampionin e botës në skuadër, për ta bindur nëse janë të gatshëm t’i ofrojnë 300 milionë dollarë në vit.
Arabia Saudite ka vendosur të investojë fuqishëm në merkato, kërkojnë të afrojnë në vendin e tyre lojtarët me më shumë influencë në botë, pasi prej kohësh kanë hedhur kandidaturën e tyre për të organizuar Botërorin në vitin 2030. Pas Ronaldos, tashmë kërkojnë të bindin edhe Leo Mesin, por vështirë të mendosh që argjentinasi mund të largohet në fund të këtij sezoni, pasi po negocion me PSG për rinovimin e kontratës.