Cristiano Ronaldo, ashtu si një vit më parë, është në qendër të vëmendjes për shkak se dëshiron sërish të ndërrojë ekip. Edhe pse sulmuesi portugez duhet ta kishte nisur stërvitjen me Manchester United, ai nuk i është bashkuar seancave stërvitore për “arsye familjare”.
Dëshira e tij është që të largohet dhe Chelsea shfaqet si kandidat. Blutë e Londrës po përgatisin një ofertë prej 16.5 milionë euro. Manchester United është gati të ndahet nga ylli portugez për rreth 15 milionë euro, kështu që ana financiare duket e zgjidhur mes dy klubeve.
Djajtë e kuq nisin sot turneun në Tajlandë. Megjithatë, dhe pavarësisht se Manchester United nuk ka konfirmuar asgjë, duket e qartë se Cristiano nuk do të udhëtojë me ekipin. Chelsea është skuadra që kryeson ofertat për Cristianon,