Ofrimi i drogës nga Evropa Lindore dhe Shqipëria, zbulohet pakti mes shqiptarëve, nigerianëve e Ndrangheta-s

Grupet nigeriane, shqiptare, poluane dhe eksponentët e “Ndrangheta” dyshohet se kanë nënshkruar një pakt për trafikun e drogës në Ferrara.

Këtë e ka bërë të ditur Vincenzo Mosacchio, një kriminolog, juris dhe bashkëpunëtor në Institutin Rutgers për Studimet Anti-Korrupsion në Neëark.

Sipas tij pakti është nënshkruar për të ofruar tonelata droge nga Evropa Lindore dhe Shqipëria.

Kjo do arrihet duke kaluar nëpër brigjet puliane deri në sheshet e tregut të gjysmës së Italisë, “përfshirë ato të Ferrarës dhe krahinës së saj”.

“Ferrara – shton Musacchio – është një udhëkryq i rëndësishëm për mafiozët pasi vepron si një lidhje midis Emilia Romagna-s dhe Venetos.

Ekziston një treg i lulëzuar për drogat natyrale dhe sintetike që po rritet gjithashtu në lidhje me rritjen e popullsisë studentore në qytet gjatë dekadës së fundit. Duke qenë një qytet universitar me një popullsi studentore që është rritur ndjeshëm vitet e fundit, tregtarët e drogës kanë gjetur një kërkesë gjithnjë në rritje dhe një treg veçanërisht të lulëzuar”.

“Sistemi i shpërndarjes së drogës përfshin edhe dërgimin në shtëpi, veçanërisht gjatë pikut të pandemisë . Nigerianët, shqiptarët, kalabrezët dhe pulianët kanë krijuar një sistem të vetë-mjaftueshëm: prodhim, trafik dhe shitje”.

Sa i përket ‘ Ndranghetës ‘ , “ka ndryshuar logjikën e tregut dhe të konkurrencës së lirë në shumë sektorë ekonomikë dhe financiarë. Krimi i organizuar edhe në zonën e Ferrarës mund të ndërhyjë në ekonominë vendase, në disa raste, “duke marrë përsipër” sektorë strategjikë ”.

Gjithçka – përfundon Musacchio – “është pjesë e një strategjie të lidhur me metamorfozën e fundit të mafias, të cilat sot janë gjithnjë e më të orientuara nga tregu, korruptuese dhe të padukshme”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *