Ofronte 100 dollarë në këmbim të votës për ’25 prillin’/ SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kandidatin e LSI

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion kërkon dënimin me 1 vit burg për ish-kandidatin e LSI-së për Etjon Joka, pasi u kap teksa jepte para në këmbim të votave.

Gjatë seancës gjyqësore avokati i Jokës ka paraqitur prova e fakte në lidhje me filmimet që i kanë bërë këtij të fundit, ku ka theksuar se provat lidhen me kundërshtarët.

Joka shfaqej para zgjedhjeve të 25 prillit duke blerë vota për veten dhe LSI me nga 100 dollarë për votë, ku shihej se ai dhe disa njerëz të tij të afërt u premtonin lekë dhe vende pune qytetarëve në këmbim të votës.

Ish-kandidati i LSI akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *