OKB: Bota në prag të katastrofës së mungesës së ushqimit

“Ekziston një rrezik real që zia e bukës në disa vende të botës në vitin 2022, dhe në vitin 2023 mund të jetë edhe më keq”, tha Sekretari i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Bota po përballet me një “katastrofë” për shkak të mungesës në rritje të ushqimit, tha sot Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres përmes një video-lidhjeje për pjesëmarrësit në takimin e Grupit të Shtatë (G7) që është takimi i vendeve më të zhvilluara ekonomikisht, takim që po mbahet në Berlin.

Guterres deklaroi se konflikti në Ukrainë ndërpreu më tej furnizimin global të ushqimit, i cili tashmë ishte i kërcënuar nga ndryshimet klimatike, pandemia e koronavirusit dhe dallimet e mëdha ekonomike midis vendeve, dhe se ai prodhoi një “krizë të paprecedentë urie globale” që tashmë prek qindra miliona njerëz.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *