Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara votoi ditën e djeshme pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për krimet ndaj njerëzimit.
Sakaq, sipas draftit të rezolutës Asambleja e Përgjithshme “pezullojë të drejtat e anëtarësimit në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të një anëtari të Këshillit që kryen shkelje të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut”.
Ndër të tjera, ky projekt-rezolute shpreh shqetësimin në lidhje me raportet që vijnë për shkeljet e rënda ndaj të drejtave të njeriut dhe shkeljeve të ligjit ndërkombëtar humanitar të kryera nga Federata Ruse gjatë pushtimit të saj në Ukrainë.
Ndërkohë, Asambleja e Përgjithshme duhet të votojë pro nga dy të tretat e vendeve të pranishme në mënyrë që Rusinë të hiqet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut. Por kjo, masë e pezullon anëtarësimin e Rusisë në Këshill, si dhe do të nisë një rishikim i çështjes nëse OKB-ja e gjykon të përshtatshme.