Krimet kundër njerëzimit mund të jenë kryer në rajonin autonom të Kinës Xinjiang, thanë Kombet e Bashkuara në një raport të publikuar të mërkurën mbrëma.
“Përmasat e ndalimeve arbitrare dhe diskriminuese të anëtarëve të ujgurëve dhe pakicave të tjera kryesisht myslimane mund të nënkuptojnë se janë kryer krime ndërkombëtare, veçanërisht krime kundër njerëzimit”, përfundon raporti.
Kombet e Bashkuara i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërmarrë veprime urgjente për akuzat për torturë dhe dhunë seksuale në rajonin Xinjiang të Kinës, të cilat i përshkruan si të besueshme.
Akuzat për praktika të përsëritura të torturës ose keqtrajtimit, veçanërisht trajtimi mjekësor i detyruar, si dhe pretendimet për dhunë seksuale dhe me bazë gjinore, duken të besueshme”, tha në raportin e tij Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.