OKB: Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri mund të dyfishohet

Numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri mund të dyfishohet, sipas një deklaratë të shefit  të ndihmës të OKB-së, Martin Griffiths.

Gjatë një interviste me Kay Burley për ‘Sky’, koordinatori i ndihmës emergjente të OKB-së, i cili ndodhet në provincën turke të Kahramanmaras, tha se kjo është diçka shumë tronditëse.

“Ideja që këto male me rrënoja ende mbajnë njerëz, disa prej tyre ende të gjallë, shumë prej tyre të vdekur. Ne ende nuk kemi filluar të numërojmë numrin përfundimtar të njerëzve që kanë vdekur.

“Nga ana tjetër ka gjithashtu një përgjigje të jashtëzakonshme për këtë, ky është tërmeti më katastrofik në 100 vite”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *