OKB zbardh shifrat: Gati 5 milion njerëz janë larguar nga Ukraina që nga nisja e pushtimit rus

Me sulmet që vazhdojnë në të gjithë Ukrainën, OKB-ja raporton se më shumë se 4.9 milionë ukrainas janë larguar tani nga vendi si rezultat i luftës.

Rreth 4,934,415 njerëz,  kryesisht gra dhe fëmijë janë larguar që nga nisja e pushtimit të Rusisë më 24 shkurt, njofton AFP.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin e OKB-së thotë se rreth 215,000 shtetas të vendeve të treta, kryesisht studentë dhe punëtorë migrantë  janë arratisur gjithashtu në vendet fqinje.

Kjo do të thotë se më shumë se pesë milionë njerëz në total janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i luftës, një nga krizat më të shpejta të zhvendosjes dhe humanitare ndonjëherë.

Kujtojmë që numri më i madh i refugjatëve janë dyndur në vendin fqinj të Polonisë, ndërsa të tjerë janë larguar drejt Rumanisë, Finlandës, Suedisë dhe disa vendeve të tjera të Evropës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *