Okulistët tregojnë se teknologjia po dëmton rëndë sytë e fëmijëve, rritje të problemeve sidomos te fëmijët 1-5 vjeç
Problemet e shikimit te fëmijët janë rritur ndjeshëm, sidomos me rritjen e përdorimit të teknologjisë. Nga vizitat okulistike rezulton se një në 3 fëmijë ka probleme dhe dëmtime të syrit. Probleme të cilat po hasën që në moshat e vogla pediatrike dhe nëse nuk kapen në kohë ato nuk mund të riparohen.
Okulistja Suzana Nuellari tregon se kryesisht mbizotëron miopia te fëmijët.
Mjekja u bënë apel prindërve që të mos i lënë fëmijët për një kohë të gjatë para televizorit, ndërkohë që telefonat sipas saj duhet të eliminohet totalisht sidomos për fëmijët nën 5 vjeç.
Për shkak të rritjes së problematikave të shikimit tek fëmijët, Ministria e Shëndetësisë ka miratuar programin kombëtar të depisimit të shikimit për fëmijët e moshës shkollore.