Olimpiada e Tokios/ Këto janë 9 sportistët që do të përfaqësojnë Shqipërinë

Një vit pas shtyrjes, bota e sportit dhe tifozëve më në fund ka filluar numërimin mbrapsht. Lojërat Olimpike Tokyo 2020 do të fillojnë zyrtarisht në 23 korrik dhe do të përfundojnë në 8 gusht 2021. Edhe pse data e Ceremonisë së Hapjes është ajo e 23 Korrikut, do të ketë disa gara që do të luhen disa ditë më parë, më 21 Korrik, ditën në të cilën atletët e softball dhe futbollit do të zbresin në fushë.

Shqipëria do të përfaqësohet në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” me 9 sportistë, të cilët do të garojnë në disa disiplina të ndryshme. Luiza Gega dhe Izmir Smajlaj në atletikë, Briken Calja dhe Erkand Qerimaj në peshëngritje, Matvei Petrov në gjimnastikë, Manuela Delilaj në qitje,  Indrit Cullhaj në xhudo, si dhe Nikol Merizaj e Kledi Kadiu në not, do tentojnë që të bëjnë paraqitje sa më dinjitoze në Japoni, e pse jo të provojnë për të marrë medalje olimpike.

Axhenda olimpike do të jetë shumë e dendur: 33 protagonistë sportivë të këtyre Lojërave Verore, për gjithsej 339 ngjarje të planifikuara. Për të pritur këtë edicion të Olimpiadës do të jetë kryeqyteti i Japonisë, Tokio, i cili do të jetë vendi për të gjitha ngjarjet me 41 vende konkurrimi, duke përfshirë Stadiumin e ri Kombëtar të Japonisë, Stadiumin Tokio dhe stadiumin Yokohama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *