Olimpiada “Tokyo 2020”/ Përfundon gara finale e 3 mijë metrave me pengesa, ja çfarë vendi u pozicionua Luiza Gega

Luiza Gega ka shijuar pjesëmarrjen ne finalen e madhe të atletikës në “Tokyo 2020”, në garën e 3000 metrave me pengesa. Kjo ndodhte për herë të parë në historinë e Lojërave Olimpike nga një shqiptare.

Megjithatë, rezultati i saj ka qenë jo pozitiv, larg zonës së medaljeve. Konkretisht, Gega është renditur e 13-ta nga 15 finaliste. 32-vjeçarja shqiptare regjistroi kohën 9:34.10.

Kampione olimpike në këtë garë është shpallur Peruth Chemutai e Ugandës, me kohën 9:01:45. Në podin e nderit u ngjitën edhe Në podium u Courtney Frerichs e SHBA (medalje argjendi) dhe Hyvin Kiyeng e Kenias (medalje e bronztë).

Me garimin e Luiza Gegës përfundon edhe aventura e Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, pa asnjë medalje. Për të ardhur keq, gjithsesi, po të kemi parasysh se Kosova mori dy medalje të arta në xhudo. Nga olimpistët tanë kuqezinj, vetëm Briken Calja iu afrua zonës së medaljeve.

Peshëngritësi nga Cërriku e humbi medaljen e bronzit për vetëm 1 kg më pak se ai që u rendit i treti në garën e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *