Aktorja Olta Gixhari është dëgjuar shpesh në shtëpinë e “Big Brother Vip” duke akuzuar produksion se “bashkëpunon” me Luizin. Rasti më i fundit është ai i “burgut” ku dyshja bënë edhe një debat të ashpër me njëri-tjetrin, pas një loje që Luizi iu bëri Kristit, Armaldos dhe Oltës, duke thënë se kishte negociuar me “Vëllain e Madh” për të dalë nga burgu.
Kjo gjë u diskutua edhe në Prime-in e mbrëmshëm, ku Olta u shpreh se tanimë e kishte kuptuar se ka qenë provokim nga ana e Luizit.
Diskutimi:
Olta: U shqetësova, nuk më duket e bukur që të spekulosh sikur negocion me Vëllain e Madh dhe u ndjeva shumë keq. E pranoj që e hëngra provokimin e Luizit.
Luizi: Jemi të gjithë të vetëdijshëm që çfarë thuhet në dhomën e rrëfimit qëndron aty.
Olta: Ti bëre një gabim, që tregove për zarfin, sepse unë nuk e kam thënë kurrë që ti po negocion me Vëllain e Madh. Kur erdhi zarfi i bardhë, unë e hëngra totalisht, sepse ndodhi ashtu siç e the ti. Në këtë shtëpi ka disa gjëra të shenjta që nuk preken.
Arbana iu drejtua banorëve duke iu thënë se produksioni nuk negocion dhe nuk mban anën e askujt, madje u shpreh se nëse dikush ka dyshime të largohet nga loja. Në një tjetër moment, Arbana duket se iu përgjigj edhe kritikave dhe aludimeve në rrjet për marrëdhënien e saj me Oltën, jashtë shtëpisë.
“Edhe mua më thonë je shoqja e Oltës, por nuk po them gjë”– u shpreh Arbana, duke bërë kështu reagimin e parë ndaj dyshimeve që janë krijuar në rrjet.