Në shtëpinë e “Big Brother Vip” janë krijuar shumë dinamika të reja për shkak të lojës me litar Banorët u ndanë në dy gupe, të kryesuar nga Ermiona dhe Eva, teksa duhej të qëndronin për 24 orë të lidhur me njëri-tjetrin.
Sipas rregullit, banorët që heqin dorë nga loja, duke hequr rripin, shkojnë automatikisht në nominim. Që prej ditës së djeshme, Luizi ishte i pari që hoqi rripin duke çuar veten në nominim, ndërsa ditën e sotme edhe Olta bëri të nëjtin veprim.
E nxitur nga Luizi me fjalët, “je burrneshë, e di sa pikë fiton? Mbyllua gojën të gjithëve, hiqe rripin”, Olta me këtë veprim nxori veten automatikisht në nominim përbalë Luizit. Për të sqaruar veprimin e saj, Olta u shpreh: “Nuk kam pse rri këtu një muaj e gjysmë, mund të iki që tani.”
Asnjë banor nuk iu bashkua Luizit dhe Oltës dhe loja përfundoi, me një zarf që mbërriti në shtëpi për të komunikuar këtë gjë. Duke pasur parasysh rregullat që u lexuan në zarfin e parë, Luizi dhe Olta mund të dalin kokë më kokë në nominim, nëse gjatë Prime-it të së shtunës nuk do të ketë një komunikim tjetër.
Grupi që u shpall fitues i lojës, është grupi i Evës, i përbërë nga Armaldo, Kristi, Keisi Tani dhe Nita, të cilët do të kenë imunitet në lojë.