Olta Gixhari apo Kiara Tito? Ilir Shaqiri: Ja kush del sonte

Mbrëmja e djeshme pa për herë të parë përballë njëri-tjetrit Iliri Shaqirin dhe Donald Veshajn, dy finalistët e edicionit të parë të “BBVIP”, që nga koha kur reality show u mbyll me fitues balerinin e njohur. Së fundmi, i ftuar në programin “Më lër të flas”, Shaqiri foli për shumëçka, përfshirë edhe edicionin e dytë të programit, e kush më mirë se një ish-fitues mund të bënte një analizë për atë çfarë po ndodh kohët e fundit brenda në shtëpi.

Në lidhje me Luiz Ejllin, padyshim një nga protagonistët absolutë të këtij edicioni, Iliri u shpreh: “Luizin e shikoj një person, një lojtar shumë të fortë, realisht, e karakterizon qetësia e Ilirit dhe batutat e Donaldit. Ama mendoj që të jesh klas dhe fitues duhet të jesh origjinal”, duke ju referuar kështu faktit që ai ka studiuar mirë lojën e “Big Brother” dhe shpesh përdor strategjitë e të tjerëve.

Ndërsa sa i takon Olta Gixharit, një tjetër protagoniste e reality show-t këtë sezon, balerini tha: “Mendoj është shumë luftarake, ka ndryshuar strategji. Olta është në evulocion si personazh, me aq sa i shikoj.”

Sa i takon nominimit të kësaj jave, Iliri tha: “Nuk do kishte sfidë pa Donaldin ose pa Ilirin në finale, njësoj siç nuk do kishte pa Luizin ose Oltën”, duke lënë të kuptohet se mendon që do jetë moderatorja ajo që do të lërë reality show-n.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *