Banorja e “Big Brother Vip 2” Olta Gixhari, vendosi t’u japë banorëve një lajm dhe pse gjithçka duket të jetë në kuadrin e shakasë. Nën shoqërinë e Amos Zaharia, Kiara Titos dhe Herionit, aktorja u shpreh se Efi është shtatzënë, ndërsa shpjegoi pse mendon ashtu.
Olta: “E more vesh që Efi është me barrë? Efi është shtatzënë”.
Amos: “Si qenka?”
Olta: “Nga jashtë kemi ardh të gjithë. Nuk kemi rënë nga qielli”. “Efi është shtatzënë. Duhet të kujdesemi për atë”.
Amos: “Ku e dëgjove këtë gjë?”
Olta: “Zemër, ka ngrënë turshi gjithë ditën, i vinte për të vjellë”.