Olta Gixhari debaton keq me Gent Hazizin: Do ia kisha rrasur me shishe kokës

Ditën e djeshme  aktorja e njohur Olta Gixhari është revoltuar keq me Gent Hazizin. Pas një debati në shtëpinë e ‘Big Brother’, Olta ka thënë se nuk do që të rrijë më në shtëpi pasi është tejkaluar mënyra sesi banorët komunikojnë me njëri-tjetrin.

“Nuk dua të rri në këtë shtëpi dhe të dëgjoj kështu batutash. Do iki. Ose do iki ai. Nuk thuhet ajo, unë jam nënë me fëmijë, jam e martuar. Si duhet të reagojë burri im tani? Të hedhë bombën, të hipë nga muret. Në një situatë normale, kjo të kishte ndodhur jashtë, ai tani do ishte bërë gjak, nga unë e para. Do ia kisha rrasur me shishe kokës. Unë nuk fola më fare. Thashë që më erdhi t’i gjuaja. Thashë, jo nuk po e bëj, por kam të drejtë të imagjinoj. S’kam pse e ndërpres. I tha Rolando kërko falje. Jo tha”,– shprehet aktorja.

Genti: Nuk u nxeha, Olta mund të hajë çdo gjë, por për mua jo çdo gjë hahej.

Ronaldo: I them Gentit, e ke nisur herët me Oltën se të ha. Më tha që Olta ha edhe shumë gjëra të tjera dhe e e bëri me duar. Thjesht po shihnin njëri-tjetrin në sy.

Mikela: Unë i thashë si femër më vjen turp, sidomos për moshën që ke, po të them që shko kërkoji ndjesë.

Ronaldo: Ai mua më tha unë vazhdova atë që the ti.

Mikela: Unë pashë Oltën me sytë e përlotur në dhomë të gjumit dhe i tha Kristit si nuk reagove ti.

Ronaldo: Unë reagova i thashë kërkoi ndjesë urgjent, si nuk të vjen turp, njeri i vogël.

Mikela: Më tha, pse vjen që të më provokosh?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *