U përfol gjatë në rrjet dhe po është e vërtetë! Konfirmohet se aktorja është në pritje të ëmbël.
Dyshimet se Olta do të bëhet nënë sërish u hodhën pas paraqitjes së saj disa javë më parë në Tuz të Malit të Zi, për premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë” ku vihej re barku i saj i rrumbullakosur. Së fundmi, Olta ishte edhe në Spanjë ku bëri disa analiza, moment të cilin e ndau edhe me ndjekësit në Instagram.
Kujtojmë që ajo është nënë e një djali, i cili quhet Amar.