Pas Armaldos dhe Ermionës, edhe Olta duket se po dorëzohet, lodhet e ngarkohet nga loja në ‘Big Brother VIP’. Sot, aktorja e njohur shpërtheu në të qara. Teksa qëndronte e ulur në shtrat e vetme ajo filloi të fliste dhe të tregonte ndjesitë që kishte.
“Dua të iki në shpi. Jam shumë e lodhur. Jam shumë e ngarkuar, nuk di më çfarë po bëj. Do prish çdo gjë”- thotë Olta ndërkohë që në sfond dëgjohet kënga “I’m coming home”.
Mbrëmja e sotme është e rëndësishme për Oltën pasi ajo do duhet të marrë një vendim të rëndësishëm. Prej disa ditësh në shtëpi ndodhet një zarf i kuq, i cili mban emrin e saj sipër. Gjatë spektaklit të sotëm do mësojmë se ç’është shkruar për të e nëse do ketë fuqi mbi nominimet, ashtu siç është aluduar nga banorë të ndryshëm.