Olta i kthehet Kiarës: Të ka ikur mendja që kur u bëre lider

Gjatë ditës së djeshme banorët votuan për liderin e shtëpisë dhe me shumicë votash fitoi Kiara Tito. Kjo e fundit ndau menjëherë punët për të gjithë dhe vendosi rregulla.

Mëngjesin e sotëm, moderatorja sapo është zgjuar ka shkuar në kuzhinë aty ku po pastronte Olta Gixhari dhe Qetsor Ferrunaj. Dy vajzat menjëherë nisën që të hidhnin ‘kunja’ me njëra-tjetrën.

Aktorja e njohur i tha Kiarës se ajo ka nisur të kapet me të, që kur doli në nominim. Sipas moderatores, është Olta ajo që po merret me të që kur është zgjedhur lidere dhe jo ajo me Oltën.

Kjo e fundit, duke folur me ironi, i tha Oltës se ka dëshirë t’i japë asaj një dorë që të qëndrojë në shtëpi. Komenti i Kiarës shkriu së qeshuri Oltës. Kjo e fundit i tha Qetsorit se Kiara mendon se ajo është “buzë greminës” dhe se ka nevojë vetëm për një të shtyrë që të dalë jashtë.

Kiara i tha Oltës që ajo ka nevojë të pijë një kafe dhe se kur t’i dalë gjumi, do merret me të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *