Pas eliminimit të Armaldo Kllogjerit nga loja, balancat në shtëpinë e Big Brother Vip kanë ndryshuar.
E prekur nga largimi i Maestros, Olta është shprehur e vendosur se do që të largojë Kiarën nga shtëpia.
“Luizi më hoqi Maestron, unë do i heq Kiarën. Do përpiqem. Unë do luaj fortë, do guxoj”, tha Olta gjatë darkës pas spektaklit mbrëmë.
Kujtojmë se Nita ishte banorja që hapi kutinë e Pandorës mbrëmë, ajo dërgoi në televotim Oltën, Kiarën, Kristin dhe Qetsorin.