Ardhja e banorëve të rinj në shtëpinë e Big Brother VIP ka ‘trazuar’ disi ujrat. Luizi mendon se Qetsori po e përdor Oltën si zar, ndërkohë që Olta mendon se po ndodh e kundërta.
Sipas Luizit, aktorja la “në baltë” Armaldon, për Qetsorin. I pyetur nga Kristi që pse ndodhi kjo, Luizi tha se të gjithë e njohin Oltën, duke nënkuptuar që nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë.
Armaldo nga ana tjetër, u shpreh se kishte një diskutim me Oltën, lidhur me këtë çështje dhe se po pret të sqarohet një herë me të, e më pas të dalë në një konkluzion. Sipas tij ai debatoi me Luizin për disa gjëra, por sërish rri me të, sepse të dyve i pëlqen të komunikojnë me njëri-tjetrin.
Dea u shpreh se nëse Armaldo bëhet sërish “shok” me Luizin, ajo do i kthehet kundër.
Ndërsa Kristi është i mendimit se Armaldo i është afruar Luizit ditët e fundit, duke qenë se Olta është bërë palë me Qetsorin.