Mbrëmjen e djeshme, Olta ka diskutuar me Qetsorit për sjelljen e Luizit. Prej ditësh Luizi ka zgjedhur ta “injorojë” duke mos i folur ose duke i kthyer përgjigje ashpër.
Aktorja është shprehur e indinjuar nga sjellja e tij karshi saj, duke e quajtur “kafshë” dhe njeri të keq.
Ajo ka thënë se Luizi nuk ka logjikë njerëzore dhe bën thjesht strategji.
Olta vijoi duke thënë se të gjithë banorët e kanë frikë, por ajo jo. Sipas saj, është Luizi ai që ka frikë nga pyetjet që ajo i bën dhe zgjedh të shmanget e mos t’i flasi.