Në ditën e të dashuruarve Olta është surprizuar brenda shtëpisë së Big Brother.
Në një moment ka rënë zilja e shtëpisë dhe të gjithë janë habitur.
Ka qenë pikërisht aktorja e cila ka vrapuar që ta hapë.
Një buqetë e madhe me lule kishte mbërritur te dera, e cila shoqërohej me një kartolinë dhe tre foto.
Brenda shkruhej: “Nuk di të shpreh fjalë dashurie, por të uroj gëzuar Shën Valentinin. P. S Mos bëj kenollëqe.”
Olta është gëzuar pafund dhe ua ka treguar kartolinën banorëve.