Olta Xhaçka: Në mesnatë mbërrijnë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë

Dy avionë të tjerë me shtetas afganë do të mbërrijnë mbrëmjen e sotme në Shqipëri, pritet të vijnë rreth 210 persona. Burime bëjnë me dije se do të jenë 2 fluturime të njëpasnjëshme.

I pari prtitet rreth orës 23:00 me rreth 150 afganë dhe fluturimi do të bëhet direkt Kabul-Tiranë. Kurse fluturimi i dytë do të jetë rreth ores 1 të mengjesit, me rreth 60 afganë. Afganet do strehohen paraprakisht ne ambientet e konvikteve te Qytetit Studenti.

Lajmin e ardhjes së tyre e ka konfirmuar edhe ministria e Jashtme e cila bën me dije se afganët do të priten nga ministrja Olta Xhaçka.

“Gjatë mbrëmjes së sotme priten të mbërrijnë në Tiranë dy fluturime të tjera me qytetarë afganë. Avioni i parë nga Kabuli pritet të mbërrijë pak para mesnatës e pas tij edhe avioni i dytë. Pasagjerët do të priten në pistë nga Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Me uljen në pistën e Rinasit do ju bëhen me dije detaje të tjera”, thotë ministria.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *