Greqia ka vendosur masa për të gjithë udhëtarët që hyjnë në vend, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Sipas njoftimit, bëhet me dije se udhëtarët duhet të jenë të pajisur me test negativ (PCR) 48 orë edhe nëse do të kenë certifikatën e vaksinimit.
Nga masa përjashtohen udhëtarët nga Greqia që kanë udhëtuar jashtë vendit për më pak se 48 orë, të pajisur me test PCR. Pritet që të hyjnë në fuqi ditën e dielë.
Ky vendim i Ministrisë së Shëndetësisë greke lidhet përhapjen e mutacionit të Omicron, si edhe për shkak se fluksi i lëvizjeve në prag të festave gjithashtu pritet të jetë më i lartë.
/Priza.al/