Omicron ‘injoron’ testet e shpejta, ish-drejtori i Agjencisë Evropiane të Barnave: 40% e përgjigjeve dalin gabimisht negative

Teksa varianti i ri i koronavirusit ‘Omicron’ po përhapet me shpejtësi në shumë vende të botës po bëhet gjithnjë e më e vështirë për të kuptuar nëse je i infektuar me mutacionin e ri apo jo .

Dhe kjo ,sepse tamponët e shpejtë nuk po e kryejnë më detyrën e tyre .Sipas ish-drejtorit ekzekutiv të  Agjencisë Evropiane të Barnave Guido Rasi thotë se mutacioni i ri i virusit Sars-CoV-2 mund t’i shpëtojë më shpesh testeve të shpejta .

‘Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike’ u shpreh ai.

Rasi vuri theksin edhe te fakti që tamponët e shpejtë anti-gjenikë janë ‘të pandjeshëm’ për ta kapur praninë e virusit dhe për këtë arsye janë jo të besueshëm.

Sipas gazetës italiane ‘La Stampa’, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “fals negative”, që do të thotë se testi del me përgjigje negative edhe pse personi  është i infektuar. Kjo është arsyeja pse, sipas ekspertit, marrja e tre dozave të vaksinave bëhet edhe më e rëndësishme.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *