Omicron rëndon situatën në spitalet në SHBA/ Shtrime rekord, shtyhen ndërhyrjet e planifikuara kirurgjikale

‘Omicron’ po çon drejt kolapsit sistemet shëndetësore në Amerikë. Që prej fillimit të pandemisë, dita e hënë ka regjistruar një shifër rekord të shtruarish në spitalet COVID. Referuar agjencisë së lajmeve Reuters, rezultuan 132.646 persona të shtruar në spital me COVID, duke ia kaluar kështu rekordit prej 132.051 të vendosur në janar të vitit të kaluar.

Sipas paralajmërimeve te eksperteve, varianti shumë ngjitës ‘Omicron’ po rëndon sistemet e kujdesit shëndetësor në disa shtete amerikane pasi shtrimet në spital janë rritur në mënyrë të qëndrueshme që nga fundi i dhjetorit, duke u dyfishuar në tre javët e fundit, pasi varianti ‘Omicron’ shpejt ia kaloi variantit Delta si versioni dominues i virusit në Shtetet e Bashkuara.

Në disa shtete janë pezulluar ndërhyrjet jo urgjente, ndërsa luftojnë për të menaxhuar rritjen e numrit të pacientëve, dhe nga ana tjetër duhet të menaxhojnë edhe mungesat në personel.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *