Omletë sufle, pjata ideale për mëngjes!

Përbërësit:
  • 3 vezë të mëdha
  • ¼ gotë qumësht
  • Kripë dhe piper
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • ¼ gotë djathë i grirë sipas dëshirës
  • Majdanoz i grirë për spërkatje
  • Gjysmë avokado e prerë në feta

Përgatitja:

Në një tas mesatar, rrihni bashkë të verdhat e vezëve, qumështin dhe shtoni kripë dhe piper. Në një tas të madh, duke përdorur rrahesë elektrike, rrihni të bardhat e vezëve për rreth dy minuta derisa të bëhen marengë.

Duke përdorur një spatul, me kujdes hidhni të bardhat në përzierjen e të verdhave, duke bërë kujdes që mos të bjerë e bardha. Në një tigan, shkrini gjalpin në nxehtësi mesatare. Shtoni vezët dhe lëreni të skuqet pa e kthyer derisa sipërfaqja të fillojë të mpikset, për rreth 4 minuta. Shtoni djathin në njërën anë të omletës, mbulojeni tiganin dhe lëreni për 3-4 minuta derisa djathi të nisë të shkrijë. Paloseni omletën që të mbulohet djathi dhe skuqeni dhe për 1 minutë.

Hiqeni tiganin nga zjarri dhe vendoseni omletën në pjatë. Spërkateni me majdanoz dhe shërbejeni me avokado.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *