Analizë/ ‘Open Balkan’ ndan apo bashkon?

 

Nga Klara Dervishi

Deklarata e Lavrov, takimi dy ditor i Open Balkan në Ohër. Mesazhet e qarta të SHBA e BE dhe afrimi lëvizja taktike e kryeministrit të Kosovës për tu afruar me Greqinë. Cfarë po ndodh në Ballkan? A është nisma e Open ballkan një nismë vetëm ekonomike apo ajo cfarë fshihet pas saj është një project politik i Serbisë me mbështetjen e Rusisër.

Priza.al i ka drejtuar disa pyetje tre analistëve të njohur të cështjeve të Rajonit. Agim Nesho, ish ambassador në OKB, Dritan Hoti profesor i çështjeve ndërkombëtare dhe Enver Bytyçi analist i situatës ndërkombëtare, dhe në veçanti i asaj ballkanike dhe autor i shumë librave studimorë i janë përgjigjur këtyre pyetjeve.

  • 1. A po krijohen dy grupime në Ballkan, një Open Balkan dhe një Kosovë-Greqi- A është afrimi i Albin Kurtit  me Greqinë  një lëvizje taktike me dy synime: Njohjen  e Kosovës nga Greqia dhe përgjigje për Open Balkan?

Agim Nesho , ish ambasador në OKB

Iniciativa Open Balkan ëshë një nga iniciativat e liderve Balkanik si alternativë e qëndrimeve të tyre politike në momentin e sotëm. Për Ramën ky projekt politik i heq përgjegjësinë e mos suksesit të politikës së jashtme të Shqipërisë për të mos plotësuar kriteret për integrimin në BE. Për Vuçiç e barazlargon dhe e shkëput Serbinë nga angazhimt e saj të deklaruara për tu futur në BE dhe i siguron lidhje të qëndrueshme me aktorët e tjerë jo europianë sic është Kina dhe Rusia. Në fakt ky projekt është një projekt që është inicuar nga serbët e do të arrijë qëllimet që ka Serbia me Rusinë në rajonin e Ballkanit. Cështja që Albin Kurti po krijon mundësinë e një aleance të re me vendet të tjera perëndimore euopianë është një lëvizje e duhur. Pse është një lëvizje e duhur? SHBA e quan Balkanin e hapur një nga inicativat duke nënvizuar faktin që perspektiva e këtyre vendeve duhet të jetë një perspektivë europiane e të shfytëzojë të gjitha projektet europaine. Prandaj edhe i dërguari special për ballkanin e hapur Escobar nënvizoi që kjo duhet të mbetet një inciativë ekonomike. Nga ana tjetër me zgjuarsi Kurti kërkon ti humbasë peshën kësaj iniciative e cila një nga qëllimet kryesore të saj ka anashkalimin e  Kosovës si një fitore politike e Serbisë për të rikthyer realitetet e pakontestueshme të fillimit të shekullit me krijimin e  republikës së re të Kosovës dhe krijimi i këtyre aleancave të reja jo vetëm që ul peshën specifike të kësaj organizate por e bën më të lehtë realizimin e  një qëllimi që ka Kosova për të aderuar sa më shpejt për një sigurinë strategjike duke qënë anëtar i NATO. Greqia duke qënë që është një vend që ende nuk e ka njohur do jetë pozitive nëse e njeh, bashkëpunon me Kosovën por do influencojë edhe me vende të tjera sic është Qipro për të realizuar njohjen e Kosovës dhe ti mundësojë Kosovës integrimin në institucionet euroatlantik

  • 2. Çfarë solli takimi i Open Balkan në Ohër? A e thelloi ajo ndasine e vendeve

Takimi i Open Balkan në Ohër nuk solli asgjë të re vecse vendosmërinë e liderve për të gjetur një mundësi të shprehjes së vullnetit të tyre për të realizuar objektivat që I mundësonte BE nëpërmjet procesit të Berlinit. Takimi ishte një Show mediatik. U bënë disa memorandume të cilat me kohë kanë ekzistuar si problematike por nuk janë parë të nevojshme nga njëra palë ose pala tjetër që të kalonin e të funksiononin midis dy vendeve.

  • 3. Fakti që përfaqësuesi I SHBA vendosi vijat e kuqe kur thatë janë 6 vendet dhe të jetë project ekonomik dhe jo politik?

Agim Nesho , ish ambasador në OKB

E reja që solli Open Balkan në këto momente ishin pozicionet e fuqive të mëdha ndaj kësaj nisme dhe kjo tregoi se cilat ishin dhe cilat janë interesat e Rusisë dhe cfarë nënkupton me këtë BE dhe SHBA. Për SHBA në Ohër u vendosën vija të kuqe duke thënë se është nismë e do ketë sukses vetëm kur do jenë 6 vendet e Ballkanit ku përfshin që anashaklimi i Kosovës është e paparanueshme për SHBA. Së dyti që kjo inicativë të mbetet ekonomike dhe një alternativë për  anëtarësimin në BE dhe se kjo alternativë tregon që SHBA mendojnë duke njohur qëndrimet e  Serbisë që kjo iniciativë mund të degjenerojë duke i cuar vendet që aderojnë në një momentum më të largët nga BE duke vënë në diskutim perspektivën e qartë që popujt ballkanik kanë shprehur për një integrim të plotë në BE. Nga ana tjetër vetë BE duke pranuar në parim njohjen e kësaj iniciative ndoshta me vonesë por në mirësjelljen e  këmbnguljes së aktorëve ballkanik bëri të ditur dy mesazhe.

Së pari Oliver Varheily iu përgjigj Ramës  duke thënë se procesi i integrimit në BE nuk është I thjesht nuk është tek ose pamundësi e vendeve europian për të pranuar vende të tjera por është edhe detyrimi që kanë palët për të plotësuar kriteret e të respektojnë në bazë të meritokracisë së tyre. Vendet e ballkanit perëndimor cështjet e korrupsionit të lidhjes së politikës me krimin e shpërdorimit të fondeve publike ka qënë një nga këmbanat e alarmit që ka penguar që integrimi i vendeve në BE të zgjatej tepër e të ishte brenda një procesi të kontrolluar atë të hyrjes në bazë të kritereve.

  • 4. A i hodhi vërtet benzinë zjarrit deklarata e Lavrov se Open Balkan është nismë e Serbisë?

Agim Nesho , ish ambasador në OKB

Deklarata e ministrit të jashtëm rus Lavrov mund të shihet në shumë drejtime. Ishte një deklaratë sarkastike që shumë analistë  ndërkombëtarë mund ta shohin si një provokim për një iniciativë të vendeve të Ballkanit por që pranonte disa të vërteta.

Së pari: Që vendet e Ballkanit Perëndimor kanë zgjedhur një projekt së pari europian dhe përjashtues ndaj vendeve dhe fuqive jo europiane dhe në fakt BE ka pranuar vullnetin e popujve ballkanik jo se është i mbyllur për të zbatuar skema gjeopolitke për interesta e tij por është një vullnet popullor dhe kjo e bën që vendet e BE ta quajnë një projekt të mbyllur projektin e Ballkanit. Dhe kjo bën që nga ana tjetër vendet e Ballkanit problematike si Serbia, Shipëria apo edhe Maqedonia e Veriut janë futur në një projekt alternativ për ta parë si mundësi te ekzistencës dhe shtyrjes së pushtetit të regjimeve të caktuara pa prodhuar dicka konkrete. I vetmi qëllim është se ky projekt mund të jetë iniciuar nga Vuçiç e të mos jetë shtyrë nga Rusia por si projekt i tillë ajo i shërben interesave ruse për qëllimit që ka Rusia për të mbatjur e rritur ndikimin e saj në Ballkan nëpërmejt Serbisë dhe politikave që do të realizojë nëpërmjet precedentëve të konflikti të ngrirë në Ballkan ndaj gjithë hapësirave ruse e ish republikave të Bashkimit sovjetik. Prandaj Lavrov pranoi dicka që deri tani liderët e Ballkanit perëndimor e pranonin që ajo mund të ishte iniciativë e nisur nga qëllimet  e mira politike të organizatave dhe shoqërisë së hapur perëndimore po në momentet e caktuara e brenda qëndrimeve politike të regjimeve hibrite demokratike në ballkan këto iniciativa mund të keqpërdoreshin e ti shërbenin Rusisë që ata qëllim kanë të ndyshojnë rregullat e lojës të rendit ndërkombëtar liberal botëror.

  • 5. Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi vijonë të hezitojnë. Statusi I vëzhguesit këtë herë e legjitimon këtë nismë apo e lë atë një nismë gjsmake që nuk pritete as të japë impact?

Agim Nesho , ish ambasador në OKB

Bosnja Hercegovina e Mali i Zi ishin dy vendet e tjera që deri tani kanë shprehur rezerva për nismën Open Balkan por kryeministrat e tyre kanë marrë pjesë janë treguar entuziastë por kjo nuk e shpreh qartë qëndrimin e këtyre shteteve dhe impaktin që ka kjo nismë në besimin popullor dhe rritjen e influencave serbe në rajon. Dihet qartë e pranuar nga serbët dhe lobistët e tyre që Open Balkan rikthen dominimin ekonomik të fuqisë serbe dhe nëpërmjet dominimit ekonomik edhe rritjen e autoritetit politik dhe përdorimin e  ekonomisië në funksion të ambicieve politike të një fuqie që është me një sistem hibrid demokratik e me interesa akoma të paqarta për perspektivën e saj europiane. Mendoj që Mali i Zi do e ketë më të vështirë për arsye të ndërhyrjes disa vite më parë në politikën e bredshme që bëri disa vite më parë shërbimet sekrete ruse e serbe për të kompromentuar një vendim të tillë në Mal të Zi dhe kemi parasysh që partia e Gjukanovic ka qënë e qartë ndaj një projekti të tillë të iniciuar nga Rusia e në dëm të vendeve të ballkanit. Për me tepër kjo rikthen hijen  e një jugosllavie të re për Bosjen dhe Malin e Zi  cila në mungesë të tyre në mënyrë artificiale Vuçiç kërkon të vendosë Shqipërinë. Në këtë kuptim kuptoj që prania e tyre në këtë takim ka të bëj edhe me qëndrimet indivuale të kryeministrit Abazovic që është futur në politik me hovin e një rioshi që kërkon të bëj gjëra të mëdha por politika kërkon që të jesh realist dhe së dyti të kesh eksperiencë. Prandaj në shumë raste Abzovic para se të vej  në Beograd dhe të ndihet i nderuar për këtë duhet të pranoj edhe atë realitet historik të vendit të tij dhe të mësonte nga vizita e Gjukanovic që bëri disa ditë më parë në Kosovë duke u shprehur për Open Balkan por edhe për njohjen e Kosovës si një e drejtë  e pakontestuehsme si një republikë më të drejta të barabarta. Prandaj të dyja këto vende janë të influencuara edhe nga faktori i jashtëm e që funskionojën brenda funksionit të interesave të momentit dhe të grupeve lobiste dhe një vendim të tillë duhet të marrin me një diskutim të gjerë si institucional të interesave por edhe duke pasur parasysh rritjen e influencës serbe ndaj një bashkimi që nuk dallohet për regulla sic është CEFTA që mbikqyret nga BE

  • 6. Deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama se europianë jemi vetë nuk na bën BE a shihet si një karshillik që Rama do ti bëj BE-së me Open Balkan dhe a ka nisur kjo nismë si e tillë?

Agim Nesho , ish ambasador në OKB

Kryeministri Rama ka marë gjithmonë rolin e një njeriu që përballet me të gjitha sfidat që ka Ballkani. Këtë rol e bën më mirë duke pasur parasysh që regjimi tij qëndron mbi propagandë. Në këtë kuptim deklarata e Ramës që ne do e bëjmë BE-në edhe nëse BE nuk e pranon Shqipërinë është një deklaratë justifikuese e pafuqisë së institucioneve shqiptare për të realizuar kërkesat e popullit dhe kontratën që populli ka bërë me qeverinë për ta cuar perspektivën e Shqipërisë në BE. Është një deklaratë që vjen pas kërkesës që BE ka bërë dhe një retorikë e tillë Ramën e ka shoqëruar gjithmonë. Interesat e tij e të një regjimi që mbështetet në korrupsion janë antagoniste me futjen e Shqipërisë në BE. Për një moment mendoni që BE do shkelë parimet dhe kriteret demokratike do të lejojnë që njerëz dhe vende të tjera të veprojnë në bazë të një ligji të papranueshëm për standartete e BE, të keqpërdorin fondet europiane, të prishin lekët pa kontroll të taksapaguesve europianë gjë për të cilat zoti Rama në pamundësi tia thotë popullit që është i paaftë të plotësojë standarte përpiqet të bëj kritikun me BE taman si dhelpra që nuk arrinte rushin e thoshte që nuk ishin bërë. Një retorikë boshe që nuk justifikon atë kontribut që gjenerata të tëra të shqiptarëve me sakrifica kanë bërë deri tani dhe kemi veprimin që tregon karakterin që për të mbajtur pushtetin gjen justifikme.

  • 7. Lehtësira ekonomike me Open Balkan por nuk kishte mënyrë tjetër për të arritur këto synime?

Agim Nesho , ish ambasador në OKB

Lehtësirat ekonomike sidomos nga veprimtaria tregtare midis vendeve të Open Ballkan tregojën që të gjitha indekset janë të favor të serbisë sepse Serbia është fuqi shumë e madhe ekonomike në Ballkan dhe kërkon tregje nëBallkan. Vendet e tjera si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përpiqen të krijojnë hapësira në ato degë ku ata mendojnë se janë kompetitivë por nuk  e mendojnë se kjo inciativë të jetë në favor të vendeve. Ndaj mendoj që përfitimet ekonomike do të jenë për Serbinë. Mediat kanë bërë analizë që në këtë periudhë diferenca import-eksport është 148% në favor të sebisë e do vazhdoj kështu. Mendoj që këto lehtësira dhe loja e regullt dhe e garantuar do të ishte më mirë që këto vende ti gjenin në hapësira të tjera në mekanizmat që BE ka ngritur për të bërë integrimin paraprak të tyre para hapit të futjes në BE

Dritan Hoti, analist dhe profesor i cështjeve ndërkombëtare

1. Unë gjykoj që vizita dhe takimet nëpërmjet përfaqësuesve të lartë Kosovar dhe asaj greke nuk kanë të bëjnë me ndërtimin e një aleance paralele kundrejt Open Balkan por janë një përpjekje e kosovës për të marë njohje edhe nga greqia edhe nga ana tjetrë kanë të bëjnë me perceptimin tjetër të cështjes shqiptare të realitetit në Ballkan nga ana  e diplomacisë greke e cila hap pas hapi po bëhet e ndërgjegjshme se duhet të ketë një qasje tjetër përsa I përket cështjes së Kosovës e cila është e ndërlidhur me tërësinë e cështjes  shqiptare në Ballkan ku tashmë ekzistojnë edhe dy shtete kombe. Greqia vetë si një vend i BE me shumë gjasa nuk ka ndërmend ti bashkangjitet Open Balkan sepse ajo nuk ka pengesa si ato me të cilat përballen vendet aderuese në këtë nismë . Ajo është e ndërlidhur administrativisht edhe në planin tregtar me BE si një anëtar I saj . Open Balkan është inciativë ekonomike dhe jo një iniciativë që do mbërij në një pajtim politik e nuk rivalizon qëndrimet e BE pasi asnjë nga shtetet që morën pjesë  nuk kanë mundësi ta rivalizojnë BE as nga kapacitetet as nga institucional e as ekonomiko- tregtar, pra është një inciativë me karakter ekonomiko-tregtar e doganor pra që synon ndërtimin e një tregu të hapur të vendeve të Ballkanit Perëndimor që në fakt ekziston dhe një nismë tjetër që është në fuqi prej dy dakadash që është CEFTA që garanton një dimension të bashkëpunimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor me njeri tjetrin.

Disa shtete sic është rasti i Bosnjes për shkak të kushteve të brendshme politike e perceptimeve të brendshme etnike pra që nuk kanë një qëndrim në unison për Open Balkan ndërsa Kosova niset nga premisat e nismës nga kundështimi që ka me Serbinë. Pra kërkon që të jetë e pranuar në termat e paritetit të barazisë nga ana e Serbisë dhe në këto kushte ndoshta do aderonte pasi është një shtet që ka shkëmbime ekonomike treetare meSerbinë edhe më shumë sesa Shqipëria.

Deklarata e Eskobar ishte e fortë pasi ai tha që 6 vendet duhet që të angazhohen në këtë bashkëpunim ekomik në kushtet e  një barazie  përsa I përket statusit të tyre gjë të cilën nuk e ka pranuar presidenti serb Aleksandër Vuçiç si një nga nismëtarët saj. Kjo u vu re edhe përgjatë asaj që tha presidneti serb që I qaujti përfaqësuesit e Kosovës si përfaqësuesit jo të shtetit të ri të Kosovës  por si përfaqësues të Prishtinës duke mos pranuar Kosovën si entitet shtetëror. Pra Open Balkan është një nismë ekonomeek që mundëson shkëmbim me vendet e ballkanit të hapur pra nuk ka marrëveshje politike dhe ky paqtim mund të realizohej jo nëpërmjet këtij bashkëpunimi ekonomik. Por duhet ndërgjegjësim I elitave politike dhe në këtë stad nuk kemi arritur për këto formula të vepruarit të elitës politikës serbe që do pëbënte pajtimin e madh politik.

Lavrov u shpreh që diplomacia ruse ishte në përkrahje nisur edhe nga llogaritë e diplomacisë serbe që mendon se nisur nga stadi aktual ku Serbia duket më e konsoliduar në planin ekonomik industrial deri diku do të sihte përfituesja më e madhe në planin ekonomik tregtar brenda kësaj nisme e në këtë këndvështrim duhet parë deklarata pasi elitat serbe janë të bindur për një lloj nisme që avantazhon jo vetëm vendet e Ballkanit por në terma tregtarë anvantazhon edhe Serbinë. Pra kështu duhet ta shohim deklaratën e Lavrov e cila nuk mungoi ti hidhte benzinë zjarrit e të provokonte reagime në vendet e Ballkanit Perëndimor por edhe nga diplomacia perëndimore që u munduan ta sfufojnë këtë deklaratë me qëndrime dhe retorika përkrahëse por e një përkrahje e kujdesshme duke lënë të kuptohej që kjo nismë nuk përbën premisën e pajtimit të madd politik në rajon pro ajo afron shoqëritë.

Enver Bytyci, profesor, analist dhe autor i studimeve për cështje të Rajonit

1. Tashmë unë besoj se do të ketë dy qendra graviteti në Ballkan. Njëra në linjën Beograd-Tiranë dhe tjetra në Prishtinë, e cila po projektohet me aktorë ballkanikë e jashtëballkanikë. E para linjë përfaqëson atë që ishte si Minishengen dhe është kthyer në Open Balkan. Pra është një linjë që përfaqëson interest e Serbisë në rajonin tonë.

E dyta është linja e ruajtjes së ekuilibrave dhe marrëdhënieve të qëndrueshme në rajon. Prandaj dhe kryeministri I Kosovës, zoti Albin Kurti, ka shumë shans që të ketë sukses në projeksionin e tij. Ai darkoi para tri netësh me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias. Dendias ishte në Prishtinë në momëntin e samitit të Ohrit për Open Balkan. Nuk është rastësi kjo. Edhe gjatë samitit të kaluar të Open Balkan në Prishtinë ishte ministri i shtetit i RF të Gjermanisë. Nuk e di nëse dikush I konsideron kësi lëvizjes si koinccidenca. Por unë mendoj ndryshe.

Edhe kancelari Olaf Scholz gjatë vizitës së tij në Prishtinë e në Beograd u zotua për një aleancë në kuadër të Procesit të Berlinit dhe nuk e përmendi asnjëherë Open Balkan-in. Në Serbi ai shkëmbeu madje replica me presidentin Vicciq sa I përket njohjes së Kosovës nga Beogradi.

Unë shpresoj se Greqia do ta njohë brenda këtij viti shtetin e Kosovës. Dhe shoh se Athinës nuk I konvenon një iniciativë e tillë panballkanike me demon Serbinë. Vërtetë në histori Serbia e Greqia kanë patur aleanca të ngushta midis tyre. Por ato kanë qenë të tilla sa kohë që asnjëra palë nuk ka prekur zonën e influnecës së tjetrës.Greqia nuk është e interesuar për Open Balkan, sepse kjo lëvizje promovon hegjomeninë serbë në Shqipëri, Kosovë e Mqedoninë e Veriut, ku Athina ka interesa të mëdha.

Pikërisht këtë situatë të favorshme të momentit duket se po e shfrytëzon kryeministri Kurti dhe po përpiqet që tq inkurajojë mikun e tij, Dendias, që të ndihëmojë në këputjen e fijeve të komplotit Rama-Vuçiç!

2. Takimi i Ohrit i të mërkurës nuk solli ndonjë risi, ndonjë rezultat të dukshëm. U nënshkruan katër marrëveshje. Por secila prej tyre është nënshkruar në marrëveshjet dy palëshe midis shteteve të Ballkanit Perendimor. Marrëveshja e njohjes së diplomave është nënshkruar para 12 vitesh midis Shqipërisë dhe Serbisë. Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje të tillë në Bruksel. Po ashtu në fushën e kulturës, turizmit ëtj. Ndërsa marrëveshja për luftën kundër informalitetit është propagandë e pastër. Askush nuk beson se e luftojnë informalitetin liderë politikë të korruptuar dhe inkriminuar, sicc janë së paku presidenti i Serbisë dhe kryeministri i Shqipërisë. Përkundrazi do të rritet informaliteti dhe pastrimi i parave të krimit.

Në planin politik gjithashtu ky samit nuk prodhoi diccka esenciale. Pjesmarrja e Abazovicc dhe kryeministrit të BH u shfaq si „zgjerim i hartës së Open Balkan“! Por e vërteta është se ata të dy ishin pa mandat të qeverive dhe institucioneve të vendeve të tyre në këtë samit. Kishin ardhur si individë, të nxitur nga interesa të ndryshme nga njëri-tjetri.

Në skenar bënte pjesë izolimi i Kosovës. Pra, që Kosova të tregohej me gisht si “delja e zezë” e rajonit. Por Denidas dhe Scholz e bënë Prishtinën dhe Kosovën një vend me një politikë superior ndaj linjës Beograd-Tiranë. Nuk ia arritën ta izolojnë Kosovën. Stacioni I parë I vizitës së kancelarit gjerman ishte pikërisht kryeqyteti I saj. Kjo e bën Kosovën lidere të Ballkanit. Dhe kjo nuk ishte e nuk mund të jetë rastësi! Ishte dhe mbetet vlerësim për politikat e institucioneve të shtetit kosovar.

Ndërkaq dasitë janë thelluar, por edhe pala anti-Open Balkan është homohgjenizuar edhe më shumë. Kjo e vështirëson mbijetesën e kësaj inciative.

3.  Ndimës-sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar, përmes një video dha mesazhin amerikan për samitin e Ohrit. Vuçiç dhe Rama u vunë re të pakënaqur me diskursin e tij. Sepse Escobar kërkoi dy garanci: Së pari që Open Balkan të jetë vetëm e thjesht një projekt ekonomik. Pra që të mos politizohet. Dhe e dyta që në këtë projekt të kuccen të gjashtë vendet e Ballkanit Perendimor.

Le të shpjegohemi: Rama dhe Vuçiç e kanë paraqitur Open Balkan-in si një projekt kryesisht politik. E kanë politizuar dhe madje po përdorin politikën që të bëhet presion ndaj vendeve që refuzojnë të bëhen pjesë e tij. P.sh për Kosovën Serbia nuk pranon pasaportat e saj shtetërore, nuk pranon dokumentet e doganës së Kosovës, nuk pranon patentat e shoferëve nga Kosova dhe targat e shtetit të Kosovës. Pra, Beogradi dhe Tirana i kërkojnë Kosovës të jetë pjesë e Open Balkan-it, por si pjesë e Serbisë, si province e saj. Madje me emrin Kosovo-Metohi. Kjo është politikë e mirëfilltë e Beogradit, të cilën jo vetëm nuk e kritikon, por e mbështet publikisht Edi Rama. Mbështetja e tij shkon deri te inkurajimi që ai i bën presidentit serb që të mos pranojë krimet serbë kundër shqiptarëve.

Ndërsa sa i përket pjesmarrjes së BH, Malit të Zi dhe Kosovës, kjo lidhet përsëri me shkaqe politike. Në Podgoricë, Prishtinë e Sarajevë e dinë se Beogradi po e përdor Open Balkan për krijimin e Jugosllavisë së Re dhe suprimimin e zhbërjen e këtyre tri shteteve. Për krijimin e kësaj Jugosllavie të Re me Shqipërinë brenda saj është zotuar presidenti i Serbisë që në vitin 2015-2016. Dhe asokohe mori gjithashtu mbështetjen e zotit Rama. Më pas iu shtua oreksi dhe nisi realizimin e projektit të ndarjes së Kosovës, më pas edhe të BH dhe më në fund shuarjes së Malit të Zi. Kur dështoi ky projekt, rinisi përpjekjet për projektin e Jugosllavisë së re, tashmë përmes Ballkanit të Hapur. Duhet të jesh naiv që të mos i lexosh këto pasoja që do të vijnë nga zbatimi I këtij projekti. Prandaj dhe Europa e sidomos Gjermania janë kundër këtij projekti. Dhe pikërisht këtë duan të evitojnë amerikanët!

4. Se Open Balkan është nismë e Serbisë, kjo gjë dihet. Vuçiç e ka thënë edhe më parë. Pra nuk është sekret që si iniciativë serbe i shërben edhe interesave të Serbisë. Por Lavrov tha se „Rusia e mbështet Open Balkan“! Dhe kjo shërbeu që kundërshtarët e kësaj nisme të ndrenë zërin lart për rrezikun e saj.

Por a është e vërtetë se Ballkani I Hapur plotëson përveccse interesat e Serbisë, edhe ato të Rusisë. Unë besoj se Rusia përfiton së paku në dy aspekte. Nga njëra anë forcimi i rolit të Beogradit në rajon e bën Moskën më prezente në Ballkan. Nga ana tjetër përmes Open Balkan inteferojnë interesat ekonomike e diversive të Rusisë. Kjo sepse shumë qytetarë rusë kanë shtetësi serbe dhe ky numër shtohet edhe në të ardhmen. Ndërkaq këtë shtetësi e kanë marrë shumë sipërmarrës të Rusisë që bashkëpunojnë me mafien.

Ky kontigjent rus, ashtu si edhe vetë serbët, do të kenë të drrjtën që përmes kësaj iniciative të blejnë dhe shesin pasuri të patundshme në Shqipëri. Shqipëria shpejt do të vinte në situatën e vështirë, kur ekonominë dhe pasuritë e saj t’I ketë blerë mafia nacionaliste ruse. Një situatë si kjo e ka kaluar para disa vitesh Mali I Zi dhe me shumë vështirësi krijoi ekuilibrin e duhur! Shqipëria do ta ketë shumë të vështirë! Prandaj duhet parandaluar kjo, duke I thënë jo Open Balkan.

5. Jo! Bosnjë-Hercegovina dhe Mali I Zi nuk kishin statusin e vëzhgesit në Open Balkan. Kryeministrat e këtyre dy vendeve ishin në rolin e vëzhguesit. Por, e thashë, ata nuk ishin aty me autorizimin e institucioneve të vendeve të tyre.

Ndërkaq duhet thënë se qeveria e Malit të Zi është qeveri e pakicës. Ajo është e zgjedhur me votat e opozitës, përkatësisht partisë së Milo Gjukanovicc. Presidenti Gjukanovicc është shprehur disa herë, edhe kohët e fundit, kundër Open Balkan. Kështu që Abazovicc duhet të marrë miratimin e atyre që e kanë zgjedhur për t’u bërë pjesë e Open Balkan. Kjo nuk mund të ndodhë!

Ndërsa kryeministri I BH është I etnisë serbe dhe natyrshëm ai është e do të jetë përkrahës i një iniciative që e projekton presidenti i Serbisë. Por që të bëhet pjesë e kësaj iniciative i duhet miratimi i presidencës boshnjake. Pork jo presidencë funksionon me anë të vetos. Përfaqësuesi boshnjak, Xhaferoovicc, është kundër Open Balkan. Për pasojë nuk mund të ketë konsensus në presidencë. Dhe kjo do të thotë se as BH nuk mund të bëhet pjesë e këtij projekti.

6. Edi Rama ka dy probleme dhe inate me Bashkimin Europian. Njëra lidhet me faktin se në Bruksel, Berlin e kryeqytetet e tjera të Europës e kanë kuptuar intrigën e kryeministrit shqiptar. Kanë vënë re se ky kryeministër mashtron, luan me shumë porta, nuk respekton as rregullat e BE-së, as autoritet e Europës. Eshtë i paskrupullt. Edhe Open Balkan është kundërvënie ndaj Europës dhe Procesit të Berlinit. Kyçja dhe angazhimi i Ramës në Open Balkan ka krijuar në Europë idenë se ky projekt po adresohet kundër BE-së, sepse nuk monitorohet prej saj.

Nga ana tjetër, duhet thënë se Shqipëria nuk është e gatshme të integrohet në BE. Të gjithë treguesit e demokracisë janë përkeqësuar dhe shkojnë në përkeqësim. Raportet europiane, amerikane dhe organzatave ndërkombëtare lexohen nga ana e autoriteteve dhe liderëve europiane. Ata nuk mund të pranojnë dhe integrojnë një vend, qeveria e të cilit është e lidhur me organizatat kriminale e mafioze dhe e zhytur në korrupsion.

Për këto arsye kryeministri Rama ka zgjedhur gjuhën e reaksionit të ashpër dhe akuzave kundër Europës. Dëshiron që dështimin e vet ta paraqesë si skepticizëm europian. Nuk është kjo një risi. Eshtë në natyrën e zotit Rama të krijojë alibi për ta bindur publikun në atë që ai dëshiron.

7. Procesi i Berlinit kishte dhe ka si projekt lehtësirat ekonomike, doganore dhe fiskale në rajonin e Ballkanit Perendimor. Madje për atë proces janë planifikuar miliarda euro financime për projektet ekonomike në rajon. Por Serbisë dhe presidentit të saj, Vuçiç, nuk i pëlqeu Procesi I Berlinit. Me këtë iniciativë europiane dhe të monitoruar nga Bashkimi Europian dhe Berlini ai nuk mund të realizojë ëndërrën e Serbisë së Madhe.

Prandaj dhe e sabotoi Procesin e Berlinit. Për këtë e ndihmoi kryeministri i Shqipërisë dhe të dy së bashku i janë përkushtuar Ballkanit të Hapur! Sepse me Open Balkan ata synojnë të realizojnë objektiva politike, ndërkohë që Procesi i Berlinit e kufizon nismën te proceset ekonomike, financiare, doganore dhe fiskale.

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *