Kryeministri Edi Rama ndodhet në panairin e verërave në Bardolino, Itali, aty ku zhvilloi takim trepalësh me presidentin serb Aleksandër Vuçiçdhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Në fokus të bisedimeve ishte ‘Open Balkan’, për të cilin Rama bëri të ditur se takimi i radhës do të jetë në fund të majit në Shqipëri, ku do të mbahet edhe një panair vere.
Ndërkohë kreu i qeverisë shqiptare përmendi sërish rëndësinë e ‘Ballkanit të Hapur’ duke shtuar se shëmbimi tregtar u rrit me 24.8% falë bashkëpunimit të 3 vendeve. Ai theksoi se është e rëndësishme që të tre vendet të punojnë në një këndvështrim strategjik për forcimin e lidhjeve me BE-në.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se ata kanë biseduar se si të ndihmohen njerëzit e thjeshtë dhe si të hiqen të gjitha pengesat e të mundësohet tregtia e lirë dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve. Ndërsa kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitër Kovaçevski, u shpreh se “Ballkani i Hapur” është një iniciativë që jep rezultate në ekonomi.