Forumi Rajonal Ekonomik “Open Balkan” do të ketë një sërë lehtësirash midis vendeve aderuese në të, në bazë të një marrëveshje trepalëshe që është nënshkruar sot në Shkup.
Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, gjatë Forumit firmosën 3 memorandume për të ardhmen e vendeve.
Memorandumet konsistonin për marrëveshjen e bashkëpunimit, mbrojtjet në rast katastrofash të tre vendeve. E dyta kishte të bënte me lehtësimin e import-eksporteve, për të eliminuar barrierat dhe kontribuar në ecurinë ekonomike të vendeve të përfshira.
Ndërsa memorandumi i tretë kishte të bënte me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe lejimin e punësimit të lirë në Rajon si dhe të lehtësohen procedurat e përkohshme të qëndrimit.
“Marrëveshja e parë për bashkëpunimin, mbrojtjen, katastrofat, që përqendrohet në tre vendet, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
I dyti memorandumi për të lehtësuar eksport-importin, mbështetur në gatishmërinë politike të të treja vendeve, për të eliminuar barrierat, për të kontribuar në ecurinë ekonomike dhe për të rritur vëllimin e tregtisë së ndërsjellët.
Memorandumi i tretë ka të bëjë për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe lehtësuar procedurat për leje të përkohshme të qëndrimit”, thuhej në marrëveshje.
/Priza.al/